Rei Manaj ka gjetur golin e parë me Sivasspor në këtë sezon futbollistik. Sulmuesi shqiptar realizoi ndaj Gaziantep në minutën e 36-të, teksa u koordinua në mënyrë perfekte me kokë.

Gjithsesi, në ndeshjen shtëpiake jo gjithçka shkoi mirë, pasi ai u dëmtua dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 42-të.

Ylli kuqezi u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Sivasspor, por diçka e tillë nuk ndodhi. Në edicionin e parë me këtë skuadër, Manaj u impenjua në 33 ndeshje, ku realizoi 18 gola dhe dhuroi 3 asiste.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb