Rei Manaj ka shënuar golin e fitores dje në suksesin e Albasetes në transfertën e Alkorkonit. Sulmuesi lushnjar i Kombëtares kuqezi, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur tre pikët për ekipin andaluzian, që mbetet mes ekipeve pretendente për t’u ngjitur një kategori më lart sezonin e ardhshëm. Ai rrëfen emocionet e golit dhe deklaron se është gati për sfidat e Shqipërisë.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, mendoj se e merituam të merrnim tre pikët. E interpretuam shumë mirë ndeshjen pasi e dinim me kë përballeshim. Sa i përket penalltisë, trajneri më ka zgjedhur mua dhe Nestor Susaetën, por kisha besim dhe e mora përsipër. Ia kërkova këtë gjë Susaetës dhe ai më lejoi. Tani mendoj për ekipin Kombëtar pasi do të zhvillojmë dy ndeshje shumë të rëndësishme, jam i lumtur por edhe i trishtuar njëkohësisht që nuk do të jem me skuadrën për ndeshjen e ardhshme ndaj Oviedos”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb