Rey Manaj u shndërrua në protagonist negativ në radhët e Sivasspor. Sulmuesi shqiptar mori përsipër ekzekutimin e një penalltie në ndeshjen ndaj Kasimpasa, por nuk ia doli dot që të shënojë. Gjuajtja e Manaj, u ndal nga portieri kundërshtar.

I aktivizuar në fushë si titullar, përformanca e 28-vjeçarit nuk ishte edhe aq pozitive. Në këtë sezon të kampionatit turk, ai numëron 10 gola dhe ka 4 asiste, ndërsa është aktivizuar në 23 ndeshje . Për të, ky është sezoni i dytë me Sivasspor.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb