Mançester Siti nuk ka lejuar Liverpulin të arratiset më shumë, duke e rikthyer diferencën në 5 pikë pas hendekut që ishte thelluar me suksesin e “Reds”-ave në fushën e Shefildit. Por ajo që i jep më shumë peshë fitores së “qytetarëve”, ishte fakti se u arrit në një fushë të vështirë si ajo e Evertonit.

Pavarësisht se në “Goodison Park” Siti shënon i pari, kuptohet se për djemtë e Guadiolës nuk do të jetë e lehtë. Sepse 9 minuta pas golit tëGabriel Zhezusit, Kalver-Leuin barazon për vendësit dhe rikthen ekuilibrat në minutën e 33-të.

Që Siti të rikthehet në avantazh, duhet të bëjë përpjekje të forta dhe të presë minutën e 71-të, kur Rijad Mahrez rikthen epërsinë, ndërsa 6 minuta nga fundi Sterling vret ndeshjen duke i siguruar Sitit fitoren e që e lejon të ngjitet në kuotën e 16 pikëve, 5 më pak sesa Liverpuli kryesues.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb