Në sfidën mes Shalkes dhe Mançester Sitit, Aguerro kaloi fillimisht në avantazh të tijtë duke e kanalizuar sfidën në rrjedhën e parashikuar. Por Shalke ka bërë një reagim fantasik, duke përmbysur disavtazhin në harkun e 7 minutave pas dy penalltive të ekzekutuara saktësisht nga ana e Nabil Bentaleb.

Duket se Shalke do të bëjë një rezultat të madh sonte sepse deri në minutën e 85-të kryeson ndaj Mançester Sitit, por më pas kampionët e Anglisë shfaqin të gjithë arsenalin e tyre sulmues, duke bërë një përmbysje epike.

Ish-lojtari i Shalkes, Leroj Sane do të barazojë në të 85-ën, ndërsa në çastet e fundit të sfidës Stërling i jep goditjen e fundit të zotëve të shtëpisë, duke bërë që Siti të shkojë me një avantazh të çmuar në ndeshjen e kthimit, pasi në Angli Shalke ka nevojë për më shumë sesa një mrekulli për të përmbysur sfidën.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb