Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1.5 kg luleshtrydhe, 750 gr sheqer kaf, 1 mollë jeshile.

Përgatitja

Luleshtrydhet i shpëlajmë mirë me ujë dhe i vendosim në një enë me ujë të bollshëm ku shtojmë 3-4 lugë uthull dhe i lemë për 30 minuta. Më pas i shpëlajmë mirë me ujë dhe i vendosim në një kullesë. Presim bishtat e luleshtrydheve dhe i ndajmë ne 2 apo 4 pjesë (varet nga madhësia).

I hedhim luleshtrydhet në një tenxhere ku shtojmë sheqerin dhe më pas i vendosim në frigorifer të qendrojnë për 1 natë. Të nesërmen i vendosim të ziejnë dukë shtuar dhe mollën jeshile të cilën e kemi lenë dhe atë 20 minuta në ujë me uthull. E lemë marmalatën të ziejë për 20 minuta duke larguar shkumën herë pas here.

Ndërkohë kavanozat i lajmë mirë dhe i vendosim në furrë me kapak të hapur në 150 gradë Celsius për 20 minuta.

Heqim marmalatën e përgatitur, e lemë të ftohet pak, i hedhim më pas një lugë kafeje piper të kuq kokërr ose dhe miks pipernash. Mbushim kavanozët dhe i mbyllim me kapak, i kthejmë përmbys dhe i lemë sa të ftohen dhe në këtë mënyrë e kemi gati marmalatën për ta konsumuar dhe mbajtur për një kohë të gjatë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb