FIER


Një zjarr masiv ka përfshirë sot ullishtet dhe shkurret në fshatin Siqece të njësisë administrative Ruzhdie, në Patos.


Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se në zonë kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset nga Patosi.


Terreni i vështirë dhe era e fortë favorizojnë përhapjen e flakëve. Këtë verë, në këtë zonë dhe të tjera ka pasur vatra të vazhdueshme zjarri.

(d.xh/balkanweb)

Etiketa: