Policia turke është në ndjekje të autorit të masakrës i veshur si Babagjysh, i cili hapi zjarr në një lokal nate duke vrarë 39 persona gjatë festimeve të Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll.

Vrasësi qëlloi në klubin e natës Reina rreth 1:15 orës pak më shumë se një orë në vitin e ri, duke vrarë një polic dhe një civil, para se të hynte në klub dhe të hapte zjarr në mënyrë të rastësishme brenda. Sipas dëshmitarëve shumë njerëz janë hedhur në kanalin e Bosforit në panik pas sulmit për të shpëtuar.

Disa dëshmitarë kanë thënë se ishte më shumë se një sulmues, por zyrtarët nuk e kanë konfirmuar këtë.
Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha se 15 ose 16 prej të vrarëve ishin të huaj, por që janë identifikuar deri tani vetëm 21 prej trupave. Ai tha se 69 njerëz janë në spital, katër prej tyre në gjendje kritike.

“Një operacion për kapjen e terroristit është duke u zhvilluar. Policia ka nisur operacionet. Ne shpresojmë se sulmuesi do të kapet së shpejti”, u tha ai gazetarëve. Një ndërprerje e mediave ka qenë e imponuar nga qeveria turke.

Zyra e Jashtme britanike tha se është duke bashkëpunuar me autoritetet për të përcaktuar nëse ndonjë britanik është mes viktimave të masakrës.
Shtëpia e Bardhë ka dënuar të shtënat si një “sulmi të tmerrshëm terrorist”, dhe u zotua për mbështetjen e tyre në Turqi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: