Nga: Jeton Selimi

Shqipëri-Izrael është një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë sesa kaq. Ky duhet të jetë perceptimi në kokën e çdo tifozi që do të niset për në Elbasan për të përkrahur nga pranë idhujt e tyre kuqezi në ndeshjen e katërt eliminatore të vlefshme për Kupën e Botës Rusi 2016, ndeshje me vlera të mëdha kur dihet se Izraeli është rivali ynë direkt për vendin e tretë. Por natyrisht që tifozët kanë të drejtë të shqetësohen kur lexojnë e shohin çdo ditë lajme të ndryshme që pompojnë pa fund frikën ndaj një sulmi të mundshëm terrorist si dhe lëvizjen e një regjimenti të tërë policor, i cili do të izolojë praktikisht Elbasanin. Gjithçka nga frika, frikë që më shumë sesa vetë masat e marra, ka ngjallur terror te tifozët kuqezi, të cilëve rruga për në “Elbasan Arena”, jo më nga tuneli por nga Durrësi, raporti 1 polic për çdo 4 tifozë, urdhëri për t’u paraqitur 4 orë para në hyrjet e stadiumit, nuk po u duket më si udhëtimi për të parë Kombëtaren, por sikur po shkojnë me këmbët e tyre në fund të botës! Reagimi i parë ka ardhur nga Skender Bruçaj, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, që fton Kombëtaren e Izraelit të shijojë qëndrimin e saj në vendin tonë, si dhe rikthen në kujtesë mbrotjen që shqiptarët i bënë popullatës hebree gjatë Luftës së Dytë Botërore:

“Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.
Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj. Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në token shqiptare! Dhe gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!”

skender brucaj

Edhe Mërgim Mavraj ka reaguar në profilin e tij, teksa me dy fjali ka goditur në shenjë, duke u uruar mirëseardhjen lojtarëve izraelitë, në një vend ku bashkëjetesa fetare është një nga vlerat më të çmuara:

“Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”.

15045794_732854323545386_1416186601_n

E shtuna është një ditë e bukur për tifozët sepse luan Kombëtarja kuqezi dhe e tillë duhet të mbesë në kujtesë dhe pas përfundimit të 90 minutëshit të radhës!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: