30 Prill, 2018- Tiranë, një person humb ndjenjat dhe rrëzohet nga stoli ku ishte ulur në trotuarin buzë Lanës, në afërsi të kthesës së Ali Demit. Personi qëndron i shtrirë pa u përmendur për mbi 20 minuta derisa mbërrin autoambulanca.

Disa qytetarë, përfshirë dy punonjës policie, tentojnë me mjete rrethanore për ta përmendur por më kot.

2 shkurt 2019- Tiranë, një grua e moshuar humb ndjenjat në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para ministrisë së ekonomisë. Shumë qytetarë i qëndrojnë tek koka ndërsa një a dy prej tyre tentojnë t’i vijnë në ndihmë duke i spërkatur me ujë fytyrën.

Ambulanca mbërrin me mbi 15 minuta vonesë, ndërsa e moshuara ishte përmendur dhe më pas transportuar në spital me makina të rastit.

20 Qershor, 2019- Shkodër, një grua humb ndjenjat gjatë protestës në Shkodër, pasi policia përdori gaz lotsjellës. Në videon amatore të filmuar nga kalimtarë të rastit dallohen disa qytetarë që e kapin nga krahët duke ushtruar forcë që të përmendet ndërsa disa të tjerë i hedhin ujë në fytyrë ose e qëllojnë nga faqet.

Kristi Curraj, instruktor i ndihmës së parë, Kryqi i Kuq Shqiptar është një nga ekspertët më me eksperiencë për trajnimin e shoferëve të rinj, sesi këta të fundit duhet të japin ndihmën e parë në rast aksidenti, gjakderdhje, kur personi nuk ka frymë apo humb ndjenjat.

Po në rast se i lënduari nuk merr frymë, nuk ka puls, pra nuk jep asnjë lloj reagimi, çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë personi që i vjen në ndihmë? Eksperti shpjegon me detaje sesi kryhet masazhi kardiak dhe frymëmarrja artificiale në vendngjarje.

“E rëndësishme është që të kuptohet se lëvizja e trupit të aksidentuar nuk duhet të ndodh përjashtuar disa rasteve specifike kur personit lënduar i rrezikohet jeta nëse vijon të qëndrojë në të njëjtin vend”, tregon ai.

Sipas ekspertit, ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutëshit të artë nisur nga momenti që ka ndodhur ngjarja dhe është detyrim ligjorë për të gjithë drejtuesit e automjeteve i sanksionuar në kodin rrugor, neni 187.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb