E dini që në kryeqytet jepet një çmim për vullnetaren më të mirë? Nëse jo sapo e zbuluat. Trending ka vendosur t’u njohë me maturanten që e ka marrë këtë vlerësim.


Rejnada Kokoshi është zgjedhur vullnetarja më e mirë e vitit, e vlerësuar nga Ministria e Arsimit dhe Qendra Rinore e Tiranës. Ajo flet me shumë dashuri për projektet vullnetare si dhe për ndihmat që jep për fëmijët apo familjet në nevojë. Rejndada ka një mesazh për të gjithë moshatarët e saj, i fton që të shmangin kafenetë në kohën e lirë dhe të falin sa më shumë dashuri.


“Familja ime ka qenë gjithmonë mbështetëse që unë të merrem me punë vullnetare. E kam ftuar gjithmonë shoqërinë në nismat e mia, sepse më pëlqen që në kohën e tyre të lirë të mos shkojnë në kafene por të dhurojnë dashuri. Janë angazhuar,por jo plotësisht. Në Shqipëri ka të rinj vullnetarë po do duhet të shtoheshin më shumë”, rrëfen maturantja, teksa shton se edhe kur të jetë më e rritur dhe e punësuar nuk do ta lërë kurrë pas dore vullnetarizmin.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb