Ecuria negative e Torinos prej 3 humbjesh radhazi ka marrë fund pasi sot skuadra ‘granada’ e drejtuar nga Valter Mazzari ka triumfuar me rezultatin e thellë 3-0 kundër Bolonga-s.

Duket se emërimi në krye të pankinës ish-teknikut të Napolit dhe Interit ka ndikuar pozitivisht pas shkarkimit të Mihajloviç që e la ekipin në morinë e polemikave për shkak të ndeshjes së humbur në derbi kundër Juves të vlefshme për Kupë.

Jo vetëm 3 pikët, por për t’u evidentuar ishin edhe golat e Torino-s. Niang në pjesën e dytë dyfishoi shifrat me një gol klas që pak sulmues mund ta bëjnë. Jo vetëm kaq por i rilindur dukej edhe sulmuesi i krahut Iago Falque që për më tepër realizoi edhe një gol.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb