Arsenali vendosi të privohej nga Henrik Mkhitarian në finalen e Ligës së Europës. Sulmuesi armen u la jashtë për të evitur çdo incident të mundshëm në kryeqytetin Azerbajxhanit, Baku që do të presë sfidën në program për t’u luajtur mbërmjen e sotme.

Ky vendim i klubit londinez u shoqërua me shumë polemika, teksa një pjesë e mirë e opinionit e cilësoi atë si “ndërhyrje të papranueshme të politikës në futboll”. Këto zëra kanë marrë forcë pas pamjeve që vijnë nga kryeqyteti azer, ku tifozë të Arsenalit që mbanin veshur fanelat me emrin e Mkhitarian janë ndaluar nga policia. Atyre iu është kërkuar informacion, ndërsa më pas janë lënë sërish të lirë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb