Jo vetëm festa për titullin e fituar, kurorëzuar me një tregolësh. Ndeshja kundër Monakosë, për Kilian Mbape do të mbahet mend dhe për një shpejtësi të jashtëzakonshme. Sulmuesi i Paris Sën Zhërmenit, ka vrapuar aq shpejt sa të gjithë kanë nisur krahasimet me Usain Boltin, rekordmbajtësi i 100 metrave me 9”58. Në këtë rekord, sprinteri xhamajkan arriti një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/h, që është më e ulët sesa ajo që arriti lojtari i Kombëtares franceze, në aksionin që solli golin e parë.

Në fakt, krahasimi mes të dyve nuk është i barbartë. Bolt, në rekordin e tij të regjistuar në Botërorin e vitit 2009 në Berlin, nisen nga piketat dhe arrinte një shpejtësi prej 44.72 km/h. Por gjithsesi koha e Mbapes prej 38 km/h mbetet e jashtëzakonshme për një sportist që nuk kryen një stërvitje të një disipline specifike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb