Java nisi në Vila24 me astrologen Denisa Shyle e cila parashikoi sesi do jetë ndikimi i planeteve për secilën shenjë të horoskopit duke zbuluar dhe ndikimin e retrogradave.
“Mërkuri është i ndaluar por është në kënd pozitiv me marsin dhe kjo na jep energji pozitive. Kemi marrë mësimet e duhura për të përballuar sfidat. Vazhdojmë të jemi në ndikimin e marsit në retrogradë i cili do jetë deri më 25 shkurt.
Nga e marta do kemi një energji zjarri të përgjithshme për çdo shenjë, që do të thotë që do të argëtohemi më shumë”- tha Shyle për News24 duke zbuluar dhe se kur do largohet mërkuri nga retrograda.
(Balkanweb)