SHKODER

Në ceremoninë  e inagurimit të Memorialit të viktimave të regjimit komunist, Stela mbesa e një prej viktimave të regjimit komunist, Niko Karafili, eshtrat e të cilit ende nuk janë gjendur, ka hedhur një kërkesë në drejtim të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Siç dëgjohet në videon e siguruar nga gazetari Senad Nikshiqi për “BalkanWeb”, Stela teksa i drejtohet kryedemokratit Basha i kërkon të ndërrojë ligjin e të përsekutuarve.

“Ndërroni ligjin zoti Basha,  ndërroni ligjin! Bëni një projektligj sepse unë kam lind në 1989 brezi i tretë i persekutuarve . Jetoj jashtë shtetit, kam ardhur me pushime, por nuk gjindem në vendin tim. Mbase nuk është momenti i duhur por kërkoj një përgjigje për qytetarinë. Në qoftë se doni të hyni në histori, duhet të ndërroni ligjin.”- dëgjohet ajo.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb