Publikohen pamjet e momentit kur turistët turq përplasin rojen e parkingut në Krujë.
Automjeti i bardhë i një çifti nga Turqia ka tentuar të largohet pa paguar tarifën e parkimit. Roja i biznesit, Bujar Dedja është përpjekur t’i ndalojë dhe është hedhur mbi kofanon e makinës.
Automjeti i turqve nuk ka ndaluar, por ka vijuar rrugën duke e përplasur rojen i cili ka marrë lëndime në kokë si pasojë e rënies në asfalt.
Bujar Dedja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr kujdes mjekësor.
(BalkanWeb)