BRITANI E MADHE- Në murin e Parlamentit britanik është projektuar dje mbishkrimi ‘Thuaj jo Trump’, si formë proteste për të kundërshtuar vizitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mbretërinë e Bashkuar.

Iniciativa është e organizatës Justice Now dhe sot në orën 17.30 me orën tonë, deputetët britanikë do të diskutojnë për një peticion, në të cilin qytetarët kërkojnë të tërhiqet ftesa nga kryeministrja Theresa May për presidentin e Shteteve të Bashkuara, i cili pritet të bëjë një vizitë shtetërore së shpejti.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb