Liga e Kampioneve mund të njohë shumë shpejt tre skuadrat e para që do të vazhdojnë rrugën për në raundin tjetër të turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Bayern Munich, Paris SG dhe Manchester City iu mjafton të fitojnë për të vulosur kualifikimin, pasi kryesojnë me pikë të plota grupet e tyre. Në Grupin B, skuadra bavareze do të presë në shtëpi Olympiacos.

Në këtë sfidë, gjermanët do të kenë në pankinë Hansi Flick, trajnerin e emergjencës pas shkarkimit të Nico Kovac, ndërsa në dyshim është edhe goleadori Robert Levandovski që pritet t’i nënshtrohet një operacioni. Nuk i lejohen gabimet Tottenham në sfidën tjetër të Grupin B.

Anglezët kanë vetëm katër pikë, ndërsa luajnë në transfertën kundër rivalëve direktë të Crvena Zvezda. Favorit dhe Paris SG që në ndeshjen e tij në Grupin A pret në “Stade de Prince” Club Brugge.

Parizienët kryesojnë me nëntë pikë të plota dhe të shkëputur nga rivalët. Ndryshon diskutimi për Real Madrid, që luan fatin e tij në këtë edicion të Champions në transfertën turke kundër Galatasaray.

Skuadra e Zidane duhet të fitojë me çdo kusht, pasi në të kundërt rrezikon objektivin për t’u kualifikuar. Skuadra tjetër që pritet të vulosë sot në mbrëmje biltën për në raundin tjetër është Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiolës mban vendin e parë të Grupit C me pikë të plota, teksa luan në transfertën italiane kundër Atalantës. Ndeshje të rendësishme edhe në Grupin D.

Juventus viziton Moskën për sfidën kundër Lokomotivës. Kampionët italianë janë favoritë, por nuk duhet të nënvlerësojë vendasit që iu hapën shumë punë në sfidën e vajtjes. I njëjti diskutim edhe për Atletico Madrid që ka në program një transfertë të vështirë si ajo në fushën e Bayer Leverkusen.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb