Mbreti Charles i Britanisë së Madhe u sulmua nga një senatore australiane të hënën (21 tetor), vetëm pak çaste pasi ai përfundoi një fjalim në parlamentin australian. Senatorja e pavarur, Lidia Thorpe, nisi të bërtiste se ajo nuk e pranonte sovranitetin e tij.  “Nuk je mbreti ynë. Na ktheni tokën tonë, na jepni atë që vodhët” është shprehur ligjvënësja. Sakaq, sigurimi e ndaloi t’i afrohej mbretit dhe e nxori jashtë ambjenteve të parlamentit.

“Sapo më nxori jashtë Policia Federale Australiane, kështu që nuk pata mundësinë të shihja rreth e rrotull se kush po më mbështeste, por sigurisht që mora disa aprovime me kokë nga personat indigjenë në sallë për të treguar se ata mbështesin rezistencën time, e cila është rezistenca e popullit tim për mbi 200 vjet. Ne do të vazhdojmë t’i rezistojmë kolonisë derisa të kemi një traktat paqeje ku të festojmë së bashku për vendin tonë. Nuk kemi nevojë për një mbret nga një vend tjetër që të na diktojë se çfarë të bëjmë”.

Kjo vjen teksa Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla vizituan Australinë për të takuar udhëheqësit e vendit, përfshirë kryeministrin Anthony Albanese. Thorpe, i cila njihet si një aktiviste e hapur për të drejtat indigjene, ishte një nga rreth 20 personat që protestuan kundër vizitës së mbretit jashtë memorialit të luftës më herët gjatë ditës. Gjatë fjalimit të tij, Mbreti Charles njohu popullin e Kombeve të Para të Australisë, të cilët jetuan në tokë për dhjetëra mijëra vjet para ardhjes së kolonëve britanikë mbi 230 vjet më pare, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: