Është mbyllur pjesa e parë e sfidës së vajtjes gjysmëfinale në Champions League mes Tottenham dhe Ajax Amsterdam. Skuadra holandeze është në epërsi 1-0, falë golit të shpejtë të shënuar nga Dony van de Beek në minutën e 15-të.

Edhe pas avantazhit, miqtë ishin më të rrezikshëm, duke kontrolluar lojën në fushën e anglezëve. Nga ana tjetër, Totenham nuk arriti të reagojë në mënyrën më të mirë në pjesën e parë, ndërsa i duhet një tjetër paraqitje me rikthimin në fushë pas pushimit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb