Policia ka publikuar momentin e arrestimit të Esmerald Ballës, që dyshohet se vrau babanë e tij, Enver Balla.
Siç shihet nga pamjet, autori i vrasjes Esmerald Balla është veshur me atlete dhe me tuta të shkurtra.
Dy efektivë e mbajnë për krahësh, me pranga në duar, teksa e dërgojnë në Policinë e Durrësit.
Esmerald Balla dyshohet se ka vrarë babanë Enver Ballën për një mosmarrëveshje parash.
(Balkanweb)