DURRËS
Detaje të reja janë zzardhur nga krimi i tmerrshëm, i ndodhur sot në Durrës, ku burri vrau me levë hekuri bashkëshorten e tij, brenda dyqanit të metrazheve.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell në redaksinë e “BalkanWeb” pamje rrëqethëse nga vendi i krimit, ku shihet vajza e viktimës, që kërkon të ëmën, ndërsa qan e bërtet me zë të lartë.
Ndërkohë, viktimë ka mbetur 59-vjeçarja Hajdije Tosuni, e cila është vrarë nga bashkëshorti Ruzhdi Tosuni, pas një debati të ashpër brenda biznesit të tyre.
(BalkanWeb)