Familjarë, të afërm dhe miq i dhanë lamtumirën e fundit Niki Lauda, një prej kampionëve më të mëdhenj në historinë e Formula 1, i cili u nda nga jeta javën e kaluar pas një sëmundje të rëndë. Homazhet u zhvilluan në katedralen e “Shën Stefanit” në Vienë, ndërsa bashkëshortja Birgit bashkë me dy djemtë e tij Lukas dhe Mathias, vendosën mbi arkivolin e Niki Lauda kaskën e Ferrarit me të cilën ish-piloti garoi në karrierën e tij të shkëlqyer.

Sipas mediave austriake, familjarët kanë përmbushur edhe dëshirën e fundit të Niki Lauda, i cili ka kërkuar të përcillet i veshur me tutat e Ferrarit që mbajti veshur kur u shpall kampion bote në Formula 1 në vitin 1975 dhe 1977. Pas homazheve, familjarët e tij kishin vendosur që funerali të ishte privat dhe pa praninë e mediave.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb