Shqiptarët po festojnë 28-29 Nëntorin, dy data tepër të rëndësishme për kombin tonë, që shënjojnë respektivisht Pavarësinë dhe Çlirimin e vendit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportomn për Balkanweb se edhe në Durrës qytetarët kanë festuar në këto ditë.
Edhe pse temperaturat jashtë kanë qenë relativisht të ftohta, shumë persona kanë dalë në sheshet e qytetit bregdetar për festime. Madje, mjetet kanë bllokuar edhe sheshin qendror.
Në qendër të Durrësit, qytetarët kanë dalë me flamuj kombëtar të vendosur në makina, teksa në sfond dëgjohen dhe këngë popullore.
(Balkanweb)