TUSHEMISHT
Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga të shtënat me armë zjarri në Tushemisht.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ky është atentati i dytë brenda javës që i bëhet pronarit të hotelit.
Atentati i parë ka ndodhur më 1 gusht, ku shënjestër ka qenë djali i pronarit.
Gazetarja Kodra sjell në “BalkanWeb” pamjet e sulmit të parë, ku shihen autorët me kallashnikov në dorë dhe të maskuar, të cilët largohen me një motor.
(BalkanWeb)