Nënkryetari i PD Edmond Spaho ka postuar historinë tragjike të Nikë Prendit dhe familjes së tij, të cilët janë të detyruar që të rrinë në një barrakë, pasi banesa e tyre është tashmë e pabanueshme prej tërmetit të datës 26 nëntor.

Spaho shkruan se familja Prendi po kalon netët e ftohta të dimrit në një barrake dhe se Emergjencat thjesht kanë premtuar se dosja e kësaj familje ka shkuar në organet përkatëse për ndihmë, mirëpo deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Postimi i Edmond Spaho:

Kjo eshte familja e Nike Prendit ne nje nga lagjet e Misto Mames ne Kombinat.

Shtepia e Nikes eshte goditur rende nga termeti i 21 Shtatorit dhe u be e pabanueshme nga goditja e dyte e termetit te 26 Nëntorit.

Deri me sot askush nga autoritetet shteterore nuk eshte bere i gjalle per hallet e kesaj familje. As cader ku te fusin koken, as ndihma ushqimore apo veshembathje, thjesht i eshte komunikuar qe dosja e tyre eshte percjelle tek emergjencat civile per demshperblim.

Me lot ne sy tregonte nje barake prej derrasash te vjetra ne te cilen tashme do kaloje dimrin e ftohte me familjen e tij. Gjendja ne kete familje eshte e trishtueshme, skamja dhe varferia jane me teprice.

Indiferentizmi e neglizhenca deri ne papergjegjshmeri e shtetit ka bere qe ata te humbin besimin qe organizmat pergjegjese do i mbeshtesin per strehim dhe nevoja te tjera. Le te vleje kjo thirrje si sinjal per drejtuesit e Njesise 6 dhe te Bashkise Tirane qe ti zgjidhin hallin per strehim kesaj familje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: