TIRANË- Katër prej gjashtë autorëve të grabitjes së ndodhur më 9 shkurt në Qafë-Kashar janë arrestuar sot pas një operacioni masiv të Policisë së Shtetit. Dhjetëra forca merrnin pjesë në operacion, me mjete nga toka dhe ajri duke kapur në befasi autorët e dyshuar.

Blinda, armë të rënda, e policë me maska në pamjet e operacionit të siguruara nga “News24” e “BalkanWeb”. Siç shihet edhe nga pamjet kontrollet e befasishme të policisë janë bërë në biznese, apartamente si dhe në banesa private në zonat përreth kryeqytetit ku policia kishte informacione se mund të fshiheshin të dyshuarit.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA e Forcat Speciale kanë marrë pjesë në operacionin që nisi që paradite e deri në orët e pasdites në Vorë e Prezë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb