TIRANE

Hatixhe Brika, një përsonazhe e njohur në tik-tok me emrin Hati, së fundmi i është hequr patenta si dhe është gjobitur nga policia e shtetit.

E gjitha kjo ndodhi pasi Hatixhja ka publikuar një video në “Tik-Tok” ku shihet qartë teksa e shtyn partnerin e saj të ecë me makinë duke tejkaluar normat e shpejtësisë.

Policia ka gjobitur me 60 mijë lekë gjobë dhe heqje patente dy të rinjtë.

‘Referuar pamjeve filmike në rrjetet sociale drejtuesi i mjetit është konstatuar duke mos rregulluar shpejtësinë në qendrat e banuara duke u bërë rrezik për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.’- thuhet në shënimin e policisë në fletën e gjobës.
Ndërsa për ‘Hatin, policia i ka pezulluar patentën për 6 muaj sepse po drejtonte një makinë me fuqi matorike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor.

‘Bazuar në disa video të shfaqura në rrjetet sociale ku shihet një automjet i cili nuk rregullon shpejtësinë e automjetit duke u bërë rrezik për vete dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, me drejtues shtetasin J.S si dhe shtetasen H.B e cila drejton një automjet me fuqi motorrike më të madhe se ajo e lejuar sipas Kodit Rrugor, specialistët e Policisë Rrugore identifikuan dhe ndëshkuan me masë administrative këta dy shtetas si dhe bënë ndalimin administrativ të automjetit të shfaqur në video. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.’- njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb