Historia që trajtohet ditën e sotme ka të bëjë me një zonjë e cila është nënë e dy fëmijëve dhe gëzon statusin e gjyshes. Ajo rrëfeu për redaksinë e emisionit “Me Zemër të Hapur” se jeta e saj bashkëshortore ka qenë e vështirë dhe gati në kufijtë e tragjikes. Për shkak të dhunës sistematike dhe tradhtisë nga ana e bashkëshortit ajo ka më shumë se 10 vite që është divorcuar nga bashkëshorti dhe ky i fundit ka ndërtuar, sipas gruas, një jetë të re.

Ajo që është shqetësuese për zonjën është fakti se ajo ndihet e braktisur nga gjithçka dhe jeton me ndihmën e kishave dhe ushqimit që mund t’i sigurojë ndonjë kalimtar. Gruaja rrefen se dhuna dhe presioni psikologjik vazhdon edhe në ditët e sotme, ajo tregon se përndiqet, dhunohet dhe poshtërohet nga ish-bashkëshorti i cili, tregon ajo, “ka një jetë që më ka dhunuar e poshtëruar”. Ndiqni rrëfimin e saj…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb