BalkanWeb ka siguruar pamjet në lidhje me momentin ku deputeti i PD, Luan Baçi pretendon se një efektiv i FNSH i ka nxjerrë armën dhe ia ka vendosur në gjoks.
Në video duket se efektivi vendos dorën në pjesën ku mbahet zakonisht arma, por nuk e ka nxjerrë atë. Nuk dihet nëse efektivët e FNSH kanë qenë të armatosur. Kjo ka tensionuar situatën, ku më pas deputetët Gazment Bardhi dhe Dashnor Sula i janë “vërsulur” kordonit policor.
Në një moment shihet edhe deputeti Baçi që i heq kapelen efektivit dhe ia hedh atë në tokë.
(BalkanWeb)