MEKSIKE-Juan Patron Sanchez, i ashtuquajturi H2, bosi i kartelës së Beltran Leyva, është vrarë nga marina meksikane. Ushtarët kanë kapur në befasi bosin dhe bandën e tij në një lagje të Nayarit. Në video duket ndërhyrja nga ajri e një helikopteri të ushtrisë meksikane, që ka hapur zjarr me një mitraloz në bord.

Sanchez kishte zënë vendin e Hector Beltran Leyva-H1, pas arrestimit të tij në 2014. Organizata është në luftë me fraksionin e Sinaloa, atë të Chapo Guzman.

Në këto ditë, lufta e narko trafikantëve meksikanë ka njohur një fazë të re dhune. Dy janë arsyet, sfida tradicionale për kontrollin e territorit si dhe problemet e brendshme të bandave.

Edhe ‘familja’ e El Chapo është përfshirë në këtë luftë dhe dy fëmijët e padrinos kanë mbetur të plagosur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb