“Vit i ri, pamje e re, objektiv i njëjtë! Mirësevjen W10”. Me këto fjalë Mercedes prezantoi makinën e re, me të cilën pilotët Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas do të garojnë në Botërorin 2019 të Formula 1. Skuderia gjermane, e cila është kampione në fuqi ka ruajtur ngjyrën argjend, ndërsa ka bërë disa ndryshime të rëndësishme në aerodinamikë.

I kënaqur me makinën duket edhe Hamilton. “Mezi pres ta ngas për herë të parë këtë makinë”, ka komentuar kampioni i botës. Me këtë makinë të quajtur W10 EQ Power+, skuderia Mercedes kërkon të lerë sërish pas rivalët më të mëdhenj të Ferrarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb