Stuhi e vërtetë te San Lorenzo në Argjentinë, këtë herë për shkak të një skandali që ka përfshirë drejtpërdrejt presidentin e klubit, Marcelo Moretti. Moretti u filmua duke marrë para nga nëna e një futbollisti, në mënyrë që lojtari të mund të firmoste me ekipin.

Fillimisht ankesa u transmetua publikisht nga Canal 9, i cili publikoi audio dhe imazhe nga një kamerë e fshehtë që regjistronte bisedën mes presidentit të Ciclón dhe nënës së lojtarit, së cilës ai i kërkoi 25 mijë dollarë për klubin për të nënshkruar kontratën e parë të të rinjve.

Ndonëse e ëma u përpoq të binte dakord për një pagesë në dy këste, Moretti ishte i qartë: “Sa më shpejt, aq më mirë…”. Biseda përfundoi me fjalët: “Të jap 25 mijë, por firmos djalin”. Më pas, video ka marrë shpërndarje të gjërë.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb