Një zjarr i madh ka rënë në lagjen më të varfër të Manilas, në Filipine, duke lënë të pastrehë mbi 2000 familje. Zjarri ka qenë aktiv për më shumë se tetë orë dhe ka shkrumbuar 1000 shtëpi.

Rreth 8000 njerëz mësohet se janë evakuuar nga zona, për shkak të zjarrit. Pamjet me dron treguan momentet e shkatërrimit masiv. Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e flakëve.

CNN raporton se zjarret në lagjet e varfra në kryeqytetit të Filipineve shpesh shkaktohen edhe nga telat elektrikë të dëmtuar ose bombolat e gazit.

Isla Puting Bato në distriktin Tondo, është lagjja e varfër më e madhe e kryeqytetit të shtetit të Filipineve dhe aty jetojnë mbi 600 mijë banorë. Shumë prej tyre jetojnë në kasolle, pranë portit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: