Ka marrë flakë një makinë në lagjen “1 maji” të qytetit të Fierit. Në momentin që ka marrë flakë, makina ishte e parkuar.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “Balkanweb” se automjeti ka shpërthyer në flakë, sapo drejtuesi i saj ka zbritur. Dyshimet e para janë se makina ka shpërthyer si shkak i një shkëndije elektrike.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Makina është në pronësi të shtetasit Aurel Hoxha. Makina e djegur është tip “Ford”, naftë, me targat AA792 EL.

Banorë të lagjes janë trembur në momentin që kanë dëgjuar shpërthimin. Po punohet për të zbuluar shkakun pse ka rënë zjarri.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: