TIRANE- Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar gjatë natës kontrolle intensive në të gjitha rrugët e kryeqytet për parandalimin e aksidenteve rrugore. Kështu në këtë aksion u arrestuan 6 drejtues mjetesh, pasi drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi ndër këta edhe një drejtuese femër.

Në një video që ka publikuar Policia e Shtetit në faqen e saj zyrtare në ‘Facebok’ mes personave të arrestuar, njëri nga shoferët ka refuzuar që të bënte disa herë testin e alkoolit.

“Të lutem zotëri, merr frymë dhe fryji, provoje. Mos e hiqni nga goja tubin”, iu drejtua disa herë punonjësi i policisë shoferit, ndërsa ky i fundit theksoi se; ‘nuk e hoqa nga goja’.

PERSONAT E ARRESTUAR
Shtetasi me iniciale D. B. 46 vjeç u konstatua në Babrru duke drejtuar mjetin nen efektin e alkolit ne masen testi i pare 0.82 mg/l, testi i dyte 0.82 mg/l.
Shtetasi me iniciale F. B. 56 vjeç, u konstatua ne rrugen urbane dytesore Vore-Fushe kruje dhe u arrestua ne flagrance pasi drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 0.53 mg/l, testi i dyte 0.58 mg/l.
Shtetasi me iniciale S. T. 45 vjeç, u konstatua ne rrugen inter urbane kryesore Durres -Tirane ne afersi te mbikalimit te Kamzes dhe u arrestua ne flagrance pasi drejtonte mjetin nen efektin e alkoolit ne masen testi i pare 1.04 mg/l, testi i dyte 1.07 mg/l.

Shtetasi me iniciale D. B. 20 vjeç, u konstatua ne rrugen Skenderbeu duke drejtuar ciklomotorin i pa pajisur me leje drejtimi.

Shtetasi me iniciale R. H. 56 vjeç u konstatua ne Kamez duke drejtuar ciklomotorin i pa pajisur me leje drejtimi.
Shtetasja me iniciale A. L. 22 vjeçe u konstatua ne afersi te Tegut dhe u arrestua ne flagrance se drejtonte mjetin e pa pajisur me leje drejtimi
Policia Rrugore e Tiranës do vijojë kontrollet intensive jo vetem ne fundjave por çdo dite te javesme qellimin e vetem rritjen e parametrave te sigurise rrugore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: