TROPOJE – Fatjon Hoxha është elektricisti 32-vjeçar që humbi jetën ditën e sotme teksa rregullonte një defekt elektrik në Rragan të Tropojës.

Në pamjet e publikuara më poshtë duken kushtet e vështira në të cilat Hoxhës i është dashur të punojë sot.

Si pasojë e motit të keq, reshjet e dendura dhe era e fortë bënë që të rrëzohej shtylla e tensionit në këtë fshat.

Që prej mëngjesit, elektricistët janë marrë për rregullimin e defektit, që rezultoi fatal për të riun Hoxha.

“Rreth orës 17:45, “në spitalin e Tropojës është  dërguar një shtetas pa shenja jete”. Personeli ka lajmëruar sallën operative lidhur me rastin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se F.H., duke rregulluar një defekt elektrik në fshatin Rragan, dyshohet ta ketë zënë korrenti, ku për pasojë i ka sjellë vdekjen, shtojnë të njëjtat burime,” njoftoi policia pak më herët.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: