Eshtë i Leo Mesit goli më i bukur i sezonit 2018-2019 sipas UEFA-s. Lexuesit kanë vendosur të vlerësojnë goditjen fantastike të dënimit të yllit të Barcelonës në gjysmëfinalen e parë kundër Liverpulit, që u fitua 4-1 nga katalanasit. Në vendin e dytë u rendit Kristiano Ronaldo, me golin e shënuar në Juventus-Mançester Junajtid në sfidën e luajtur në fazën grupeve dhe në vendin e fundit në podium u rendit Danilo, me golin e tij në takimin Portugali-Serbi 1-1 në takimet e kualifikueseve për europianin.
Për “Pleshtin”, që kur është vendosur ky çmim në vitin 2015, bëhet fjalë për trofeun e tretë. Në palmares, kryeson pikërisht ndaj rivalit më të madh, Kristiano Ronaldos, që e fitoi këtë çmim pas roveshatës së mrekullueshme ndaj Juventusit kur luante me fanellën e Realit. çmimin tjetër e ka fituar Mario Manxukiç, që shënoi golin e vetëm të finales së Kardifit për Juventusin. Shijoni magjine e Mesit.
? Leo Messi, #GoalOfTheSeason 2018/19 by @ChampionsLeague
? Congrats Leo!
? #GOATOfFootball pic.twitter.com/jsz5f6wMQx— FC Barcelona (@FCBarcelona) 9 agosto 2019
(Balkanweb)