Talenti i radhës te Real Madrid quhet Takefusa Kubo dhe në këtë moment, të gjithë në Spanjë flasin për atë. “Es un crack”, thonë mediat iberike, që e përkthyer në shqip do të thotë një “fenomen”. Në këtë verë të revolucionit madrilen, ku deri tani janë shpenzuar 300 milion euro, 18-vjeçari japonez i kushtoi xhepave të Florentino Perez vetëm 2 milion euro. Por kush është dhe nga vjen? Për t’iu përgjigjur këtyre dy pyetjeve mjafton të kthehesh shumë pak në kohë.



Kubo u ble nga FC Tokyo, por nga viti 2011 deri në vitin 2015 ai ishte pjesë e akademisë së Barcelonës. Bllokimi që I bëri FIFA merkatos së klubit katalunjas e ktheu atë në Japoni, ku vendosi rekordin si lojtari më i ri që debuton në J-League, kampionati elitar në vend. Ai ishte 15-vjeç dhe menjëherë tregoi klasin e tij. Menjëherë, nga ngjashmëria me fizikun (173 cm) dhe e shkuara me Barcelonën, të gjithë nisën ta krahasojnë me Lionel Messi.


Real Madrid Fenerbahce 310719t
Real Madrid Fenerbahce 310719t

Por, pas transferimit te Real Madrid dhe paraqitjet e tij me skuadrën e Zinedine Zidane tregojnë se e ardhmja është në anën e tij. Kubo arriti të kalojë menjëherë nga skuadra e dytë tek ajo e parë dhe ka luajtur në katër miqësore nga pesë që ka zhvilluar ekipi “los blancos”. Kaq ka mjaftuar që Zidane të “dashurohet” me talentin japonez dhe ka kërkuar që ai të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb