Inter Miami triumfoi 1-2 ndaj Atlanta United, në ndeshjen e vlefshme për elitën e kampionatit amerikan. Lionel Messi ishte protagonist në këtë takim, teksa realizoi një gol.
Në minutën e 20-të, Messi rrëmbeu mjaft mirë një top para zone, dribloi një kundërshtar dhe me shumë lehtësi shënoi. Paraqitja e sulmuesit argjentinas, u vlerësua me notën 7.9.
Në dy ndeshje të luajtura, për Messin ky është goli i parë në këtë sezon të MLS, ndërsa ka dhuruar edhe dy asiste. Inter Miami, deri më tani ka grumbulluar 10 pikë
(J.S/BalkanWeb)