Nuk duhet të jesh argjentinas, spanjoll apo thjesht tifoz i Barcelonës, për të qënë një fans i Leo Messi. Sulmuesi ka bërë për vete miliona njerëz në të gjithë botën me “magjitë” që dhuron në fushën e lojës, e fundit goditja e dënimit që solli golin e tretë të skuadrës kataluanjase kundër Liverpool.

Tifozë të çmendur të Messi janë edhe dy emra të mëdhenj të futbollit anglez, Rio Ferdinand dhe Gary Lineker. Të pranishëm në “Camp Nou” si komentatorë të rrjetit “BT Sport”, ata nuk janë përmbajtur me festën e tyre pas golit të tretë të argjentinasit. Kjo lidhet edhe me të shkuarën e tyre si futbollistë dhe rivalë të Liverpool. Sulmuesi ka luajtur me Evertonin dhe Barcelonën, ndërsa mbrojtësi me Manchester United.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb