Pas dy barazimesh, Milan rikthehet te fitorja, teksa mundi 3-0 Empolin. Kuqezinjtë zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Morata hapi siparin e golave në të 19-tën, ndërsa Reijnders i dha një goditje të rëndë mysafirëve të Empolit, pak para se skuadrat t’i drejtohen dhomave të zhveshjes. Reijnders kompletoi dopietën në të 69-tën.
Për Empolin, titullar ishte edhe mbrojtësi shqiptar Ardjan Ismajli. Skuadra e drejtuar nga D’aversa, është në mesin e tabelës.
Të besuarit e Fonsecas janë në vendin e shtatë, me Milanin që synon ngjitjen në tabelë, për të luftuar kështu për titullin kampion.
(J.S/BalkanWeb)