Milani i Marco Giampaolos po merr formë të plotë, një skuadër me ide të qarta, me vizion, shpesh dhe argëtues, pavarësisht se ndaj Benfikës pësuan një humbje minimale. Për Giampaolon rezultati është gjëja e fundit që ka rëndësi në këto momente:

“Rezultati nuk ka rëndësi, problem do të ishte nëse skuadra nuk do të interpretonte atë sistem loje që jemi duke ndërtuar. Pash ide loje, edhe ndaj Bayern kemi bërë më mirë si në aspektin ofensiv ashtu dhe defensiv. Shumë, shumë më mirë. Djemtë tentuan të dominonin lojën, vrapuan përpara dhe jo pas. Bënë gjithçka kemi kërkuar këto 15 ditë.

Milan Giampaolo
Milan Giampaolo

Milan duket edhe sikur argëtohet në fushë? Nëse argëtohesh vrapon me qejf, nëse jo vuan më shumë. E rëndësishme është të ndërtojmë një sistem loje fitues, argëtohesh edhe duke fituar”, theksoi Giampaolo.

Leo
Leo

Ekipi kuqezi u rikthye në Milano ndërsa shumë shpejt grupit pritet ti bashkohet edhe Leo Duarte. Ka qenë vetë trajneri i Flamengos, Jorge Jesus i cili konfirmoi transferimin e mbrojtësit brazilian tek Milan: “Jam i sigurt që Leo do të bëj mirë tek Milan”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: