Milan vuan më shumë se parashikimet, por gjithsesi arrin të kalojë me sukses transfertën kundër Veronës. Skuadra kuqezi fitoi 1-0, ndërsa te goli pas një argjërimi të gjatë u kthyer Krzysztof Piatek. Ishte pikërisht sulmuesi polak që I dha tri pikë të tjera formacionit milanist. Por deri te festa, të besuarit e Giampaolo zhgënjyen me paraqitjen e tyre edhe pse luajtën thuajse gjithë ndeshjen me një lojtar më shumë pas kartonit të kuq të Stepinski në minutën e 21-të.

Fati i sfidës u vendos vetëm në të 68-ën, kur me 11-metërs Piatek ndali topin në rrjetë për fitoren e dytë të Milanit në tre javët e para. Gjithçka shkon vaj në gjysmën tjetër të Milanos, pasi Inter konfirmohet mes favoritëve dhe kryeson i vetëm dhe me pikë të plota tabelën e renditjes. Skuadra e Antonjo Contes vijoi serinë e fitoreve pasi mundi në transfertë 1-0 Udinese.

Të gjithë flasin për Lukakun dhe Sanchez, por njeriu i zikaltërve në këtë fillim sezoni është Sensi, autor i golit të vetëm në këtë ndeshje. Nuk arrin të ruajë ritmin e rivalëve të përjetshëm Juventus.

Kampionët në fuqi të Serie A u ndalën në barazimin pa gola në fushën e Fiorentinës, një rezultat që ka vendosur shpejt në qendër të kritikave trajnerin Maurizio Sarri. Ndalesa e Juventus u shfrytëzua në mënyrën më të mirë nga Napoli. Të besuarit e Carlo Ancelotti mundën 2-0 Sampdorian për të ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me “Zonjën e Vjetër”.

Dries Mertens është kthyer në heroin e napolitanëve, pasi sulmuesi belg shënoi të dy golat e suksesit. Fitoren e parë sezonale arriti edhe Roma. Skuadra verdhekuqe dhuroi spektakël dhe gola në sfidën kundër Sasuolos të mbyllur me rezultatin 4-2.

Edin Dzeko konfirmoi veten si lider, ndërsa debutoi me gol edhe Henrik Mkhitarian. I ndryshëm është humori në gjysmën tjetër të kryeqytetit italian, pas Lazio pësoi një humbje me përmbsyje 2-1 në transfertën e Spal.

Serie A
Serie A

Një fitore dramatike festoi Atalanta. Me një gol spektakolar të Duvan Zapata në minutën e pestë shtesë, skuadra bergamaske A mundi jashtë fushës së saj 2-1 Genoa.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb