Pas humbjes në derbi, Milani vazhdon të zhgënjejë sërish. Në transfertë ndaj Sampdorias, kuqezinjtë e Gatuzos dolën të humbur me shifrat 1-0, me një gol të shënuar që në sekondën e 33-të, nga Defrel.

Ishte sulmuesi i Sampit, të cilit portieri Donaruma i fali një gol, ku në përpjekje për të larguar topin, atë ia përplasi tek këmbët e tij, dhe sfera përfundoi në rrjetë.

Milani pretendoi për një penallti në minutën e 25-të, për prekje me dorë në zonë, por për arbitrin nuk kishte asgjë. Në zhvillimet e atij aksioni, Suso goditi, por portieri kundërshtar bëri një pritje spektakolare.

Defrel mund të shënonte edhe të dytin në minutën e 57-të, por gaboi shënjestrën përballë Donarumës. Milani kërkoi sërish një penallti në minutat shtesë të takimit, por pasi u konsultua me VAR-in, arbitri vendosi për një ndërhyrje të rregullt.

Kështu, Milani pëson humbjen e dytë radhazi, dhe pas 29 takimeve, mbetet në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa nga pas afrohet Roma. Fitorja e dytë radhazi për Sampdorian, e cila afrohet më shumë me zonën Europë.

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb