Milan ka siguruar Champions League një javë përpara fundit. Matematika i lejon kuqezinjtë të festojnë kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, pas fitores 0-1 ndaj Juventusit në Torino.

Me këtë rezultat, ekipi i Piolit renditet në vendin e katërt me 67 pikë, 6 më shumë se Atalanta e vendit të pestë. Në krahun tjetër, “Zonja e Vjetër” e sheh veten në vendin e shtatë me 59 pikë.

Sa i takon ndeshjes, 90 minutëshi u vendos nga një gol i Olivier Giroud. Sulmuesi francez u koordinua mirë me kokë në fundin e fraksionit të parë, duke dërguar sferën në një cep të pamundur për polakun Szczesny.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: