Milani vazhdon të zhgënjejë në luftën për Europë në Itali. Në sfidën e javës së 34-t në transfertë ndaj Torinos, ekipi i Gatuzos u mposht me shifrat 2-0 nga Torino.

Pjesa e parë u mbyll pa gola në stadiumin Olimpico të Torinos, dhe me pak raste për të dyja ekipet. Por, ndëshkimin “Djalli” e mori me fillimin e pjesës së dytë. Pas një penalltie të akorduar me VAR, ishte Beloti ai që e shndërroi në gol, dhe kaloi ekipin “granata” në avantazh.

Në të 69-tën më pas, ishte një predhë e Berenguer që shtangu Donarumën, dhe shënoi edhe të dytin për Torinon. Mbrëmja e Milanit shkoi akoma më keq pas kartonit të kuq të kapitenit Romanjoli, për protesta ndaj arbitrit Guida.

 

Tashmë, me këtë fitore, Torino i merr edhe vendin e pestë Milanit, dhe tani gjenden të dyja me 56 pikë, por një pozicion më sipër prej golavarazhit.//PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb