DIBËR – Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka qenë e ftuar speciale në pritjen e fundvitit të organizuar nga dega lokale e Partisë Socialiste në Dibër.
I pranishëm në këtë festë ka qenë natyrshëm edhe kryebashkiaku i sapozgjedhor, Muharem Rama.
Pa kostumin zyrtar të ministres, por e veshur thjesht, Kodheli ka festuar mjaftueshëm në pritjen e socialistëve dibranë dhe referuar një video që ka siguruar “BalkanWeb”, ajo nuk ka ngurruar edhe të hedhë valle me ta.

Melodia e këngës “E bukur është vallja, kur kërcen sorkadhja”, ka elektrizuar edhe më shumë atmosferën, për shkak se ministrja e Mbrojtjes duke tundur shaminë dhe dorë për dore me kryebashkiakun Rama, ka hequr e para vallen.
Kaq mjaftoi që të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet të lenë për një moment pjatat me gatime tradicionale e të kërcejnë bashkë me Kodhelin, në melodinë e këngës, ndoshta më të preferuar të saj.

(BalkanWeb)