Kombëtarja shqiptare e minifutbollit barazoi 1-1 në sfidën kundër Hungarisë, e vlefshme për turneun miqësor Nation Games që po zhvillohet në Bosnje Herzegovinë. Gjithçka u vendos në pjesën e parë. Hungarezët kaluan në epërsi, por në minutën e 20-të, Shima shënoi golin e barazimit për skuadrën shqiptare.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin më kërkues, por nuk arritën të finalizonin rastet e tyre për shënim. Në këtë mënyrë, ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Turneu i Nation Games është i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare të minifutbollit amator në prag të eliminatoreve të Kampionatit Europian.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb